LAJME / E Martë 30 Dhjetor 2025, 17:05

Detajet që u vunë re pas rikthimit të Gjestit në rrjete sociale

Pas një periudhe të gjatë heshtjeje pas tragjedisë personale, reperi nga Peja, Gjesti, ka rikthyer aktivitetin e tij në rrjetet sociale dhe ka tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave.

Në postimet e fundit, Gjesti shihet me tatuazhe të reja, përfshirë një ku ka shkruar fjalën “Reaggeton”, duke lënë të kuptohet rikthimi i tij në muzikë dhe lidhja me stilin e tij artistik.

Kjo ka nxitur komente dhe reagime pozitive nga ndjekësit, të cilët e mirëpritën rikthimin e tij aktiv online

Një detaj tjetër i dukshëm është se reperi ka fshirë disa fotografi personale, përfshirë ato ku shfaqej me familjen e tij, përfshirë edhe vëllanë e ndjerë, Eldionin.

Ky veprim shihet si një mënyrë për të menaxhuar emocionet dhe për të përgatitur një kapitull të ri në jetën dhe karrierën e tij.

Fansat kanë komentuar se rikthimi i Gjestit në rrjetet sociale mund të shënojë fillimin e një faze të re kreative dhe muzikore, ndërsa reperi duket i përqendruar në projekte të reja dhe në rikthimin e lidhjes me publikun e tij.

Ky rikthim vjen pas një periudhe të vështirë për Gjestin, duke pasur parasysh humbjen e rëndë të vëllait të tij dhe sfidat personale që e shoqëruan pas famës së fituar nga Big Brother VIP, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE