
Janë zbardhur detaje nga ekspertiza paraprake mjeko-ligjore për vdekjen e Xhuana Nikollit, 25-vjeçares që ndërroi jetë në QSUT, pasi u vetëhelmua me fosktoksinë.
Sipas informacioneve të siguruara nga gazetarja Klodiana Lala, ekspertiza konfirmon se e reja kishte shenja të dukshme në trup, të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga ish-partneri i saj, Eraldo Fizi, i cili tashmë është shpallur në kërkim nga policia.
Fillimisht u raportua se 25-vjeçarja ishte shtatzënë, por ekspertiza mjeko-ligjore ka vërtetuar se ajo nuk ishte në pritje të një fëmije.
Në kallëzimin e bërë nga familjarët, ata pretendojnë se Xhuana Nikolli ishte dhunuar në mënyrë brutale nga ish-partneri i saj, gjë që sipas tyre e çoi drejt gjendjes së rënduar psikologjike.
Para se të ndërmerrte aktin fatal, 25-vjeçarja kishte lënë edhe një letër, ku sipas burimeve shkruante se nuk donte më që personat që i kishin bërë keq të vazhdonin ta lëndonin.
Në fund të mesazhit, ajo u kërkonte falje prindërve të saj, duke i kërkuar ndjesë nënës dhe babait për vendimin e saj tragjik.
Ndërkohë, policia vijon kërkimet për kapjen e Eraldo Fizit, ndërsa hetimet janë në zhvillim për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
