LAJME / E Mërkurë 22 Prill 2026, 10:10

Detaje nga vrasja në Memaliaj/ Goxhaj u qëllua pas një sherri me Daniel Nelën, i plagosur rëndë edhe vëllai i autorit

Policia ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me vrasjen e ndodhur këtë të martë në Memaliaj të Tepelenës, ku viktimë mbeti Endri Goxhaj, 30 vjeç.

Pas një konflikti, shtetasi Daniel Nela, 29 vjeç ka qëlluar me armë zjarri Goxhajn, i cili ka humbur jetën rrugës për në spital.Sipas njoftimit të policisë, i plagosur ka mbetur edhe vëllai i autorit të dyshuar. Ngjarja ka ndodhur në zonë të banuar, duke shkaktuar panik te qytetarët.

Autori i dyshuar, Daniel Nela pas ngjarjes, është larguar me automjet.

“Rreth orës 20:50, në Memaliaj, dyshohet se pas një konflikti, shtetasi D. N., 29 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin E. G., 30 vjeç, i cili ka humbur jetën rrugës për në spital.I plagosur, në rrethana ende të paqarta, ka mbetur edhe vëllai i autorit të dyshuar, shtetasi D. N., 25 vjeç, jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar, pas ngjarjes, është larguar me automjet. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes”, njofton policia, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE