LAJME / E Shtunë 4 Tetor 2025, 19:07

Detaje nga arrestimi i djemve të Valbona Selimllarit: Të dehur shkaktuan rrëmujë në një lokal nate në Bllok

Deni dhe Kejni Selimllari, 21 dhe 18 vjeç, u arrestuan mbrëmjen e kaluar pas një incidenti në një lokal nate në zonën e Bllokut në kryeqytet.

Sipas burimeve, dy të rinjtë ndodheshin në gjendje të dehur dhe shkaktuan zhurmë dhe shqetësim për klientët dhe stafin e lokalit.

Kamarierët e lokalit i nxorën jashtë për të qetësuar situatën, por djemtë vazhduan me zhurmë, britma dhe ofendime në rrugë. Një efektiv policie u përpoq t’i qetësonte, por u përball me sjellje të dhunshme nga ana e tyre.

Gjatë shoqërimit në Komisariatin Nr.2 në Tiranë, vëllezërit thyen kamerat e sigurisë dhe derën e dhomës së ndalimit, si dhe kërcënuan efektivët që ndodheshin në ambientet e komisariatit.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rastit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE