
Dëmet e shkaktuara nga zjarri do të ishin shumë më të pakta nëse materiali i fasadës do të plotësonte standardet e sigurisë. Inxhinieret e ndërtimit thonë se ndërtuesit për të ulur kostot dhe për të rritur fitimin e tyre, jo gjithmonë respektojnë kushtet urbanisitke dhe elementët mbrojtës.
“Ndërtuesit shpesh herë orientohen drejt materialeve të lira, edhe kur ato nuk përmbushin standard dhe kriteret e mbrojtjes nga zjarri”-shprehet eksperti për mbrojtjen nga zjarri, Mariglen Sakolli.
“Ndërtimi ka disa rregulla strikte që askush nuk duhet t’i shkeli. Sepse po u shkelën rrezikon jetën e njërëzve. Nuk është normale që fasada të marrë flakë, sepse ai material është vëmë me qellim të mirë për të bërë temroizolimin, por nuk plotëson kushtet që të jetë i padjegshëm. Ka materiale të tilla janë më të kushtueshme, por në fund të fundit këtu nuk llogarisim lekë, por kemi jetë”,-shprehet inxhinierja e ndërtimit, Luljeta Bozo.
Përgjegjësia e kësaj ngjarjeje nuk është vetëm e ndërtuesit, por e gjithë sistemit kontrollues. Që kësaj here sipas inxhinieres së ndërtimit Luljeta Bozdo ka dështuara.
“Asnjë material që përdoret për ndërtim nuk të vijë pa certifikatën e cilësisë dhe për mua këtu në Shqipëri çalon shumë hallka e kontrollit”,- shton Bozo.
Flakët për fat të mirë nuk prekën strukturën e ndërtesës, kjo do të thotë që banorët mund të rikthehen sërish në apartamentet e tyre.
“Kapota nuk është strukturë dhe apartamentet nuk janë dëmtuara. Kolonat janë aty të padëmtuara”.
Ngjarje të tilla janë të përsëritura dhe kjo është një kambanë alarmi qoftë për sigurinë e banorëve ashtu edhe për investimet e tyre që kanë hedhur në apartamente dhe biznese, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
