
Një lajm i trishtë është bërë publik përmes rrjeteve sociale, ku ish-koloneli Artur Meçollari ka njoftuar ndarjen nga jeta të nënkolonelit Vilson Bufazi.
Përmes një postimi në Facebook, Meçollari shprehu ngushëllimet për familjen dhe të afërmit e të ndjerit, duke e kujtuar Bufazin si një ushtarak të përkushtuar dhe një mik të mirë.
Sipas tij, Vilson Bufazi ishte një familjar i shkëlqyer, ushtarak shembullor dhe shok model, ndërsa kujtoi edhe periudhën kur kanë punuar së bashku në Akademinë e Detarisë.
“Ndërron jetë papritur nënkolonel Vilson Bufazi. Ngushëllime familjes, bashkëshortes, djemve dhe gjithë të dashurve. Miku im Vilson Bufazi ishte një familjar i shkëlqyer, një ushtarak shembullor dhe një shok model. Pata rastin të punoj në Akademinë e Detarisë me Vilsonin, vite që më dhanë mundësinë ta njoh nga afër”, shkruan Meçollari.
Ai theksoi gjithashtu se miqësia mes tyre vazhdoi edhe pas viteve të punës së përbashkët, duke e përshkruar Bufazin si një bashkëpunëtor të shkëlqyer dhe një ushtarak të përgjegjshëm.
Ndarja nga jeta e nënkolonelit Vilson Bufazi ka sjellë trishtim tek familjarët, miqtë dhe kolegët që e kanë njohur gjatë viteve të shërbimit të tij, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
