
Është dënuar me 12 vite burg Aksel Hoxha, autori i vrasjes së 20-vjeçarit Stiven Toshkzi në prill të vitit 2023.
Në apelin e Tiranës, familjarët e viktimës reaguan ashpër në gjykatë.
Nga 18 vite që ishte dhënë në gjykatën e Tiranës, dënimi u ul në 12 vite, çka solli reagim të ashpër të familjarëve të viktimës.
Vrasja ndodhi në orët e para të mëngjesit të 18 prillit 2023, kur Enzi Maze dhe Aksel Hoxhaj masakruan me hanxhar 20-vjeçarin.
Viktima ka qenë duke u kthyer nga puna bashkë me një shokun e tij, ndërsa atentatorët i kishin ngritur pritë.
Njëri prej tyre ka mbajtur derën e shoferit, dhe fillimisht e ka plagosur me hanxhar në pjesën e brinjës. Më pas ai ka mundur të dalë nga makina dhe ka humbur ndjenjat jashtë pallatit ku banonte me prindërit dhe motrën, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
