
Një 19-vjeçar shqiptar është dënuar në Britaninë e Madhe pasi tentoi të importonte armë zjarri nga SHBA dhe rezultoi i përfshirë edhe në aktivitet kriminal me drogë.
Bëhet fjalë për Henri Nikollin, i cili u dënua me 6 vite e 3 muaj burg nga drejtësia britanike.
Sipas hetimeve, i riu kishte porositur nga SHBA një paketë të maskuar si “kit trajnimi për qen”, por që në fakt përmbante një pistoletë 9 mm dhe pajisje për armë zjarri. Paketa u zbulua nga autoritetet amerikane dhe u bllokua.
Nikolli u arrestua në prill 2025 në Hertfordshire, ndërsa kontrolli në banesën e tij zbuloi një arsenal të rrezikshëm: tre armë zjarri antike të modifikuara për municione moderne; municione dhe mjete për përshtatjen e armëve dhe thika dhe pajisje të tjera të rrezikshme.
Po ashtu, në banesë u zbulua edhe një “shtëpi bari”, me pajisje për kultivimin e kanabisit, si dhe sasi droge të gatshme për shpërndarje.
Prokuroria argumentoi se 19-vjeçari kishte krijuar një aktivitet të organizuar kriminal, duke përdorur armët për të mbështetur tregtinë e drogës dhe duke rrezikuar seriozisht sigurinë publike.
Hetuesit shtuan se ai kishte njohuri të avancuara për modifikimin dhe përdorimin e armëve, ndërsa në pajisjet e tij u gjetën edhe video ku armët testoheshin në ambiente publike.
Autoritetet britanike deklaruan se dënimi i tij është një goditje ndaj krimit të organizuar dhe një mesazh i qartë për këdo që përfshihet në trafik armësh dhe drogë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
