LAJME / E Shtunë 7 Mars 2026, 21:09

Del video/ Momenti kur Irani godet fuqishëm shtetin e madh

Panik në Dubai/ Droni rrëzohet pranë aeroportit ndërkombëtar, pezullohen përkohësisht fluturimet

Një dron është rrëzuar shumë pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Dubait këtë mëngjes, duke shkaktuar ndërprerje të përkohshme të fluturimeve dhe shqetësim mes udhëtarëve.

Momenti i përplasjes është filmuar nga një dëshmitar dhe më pas është verifikuar nga BBC, ku shihet droni duke rënë në afërsi të zonës së aeroportit.

Autoritetet aeroportuale njoftuan se për arsye sigurie operacionet e fluturimeve u pezulluan përkohësisht, ndërsa më vonë trafiku ajror filloi të rifillojë gradualisht.

Fluturimet po rifillojnë gradualisht, por situata mbetet nën monitorim të vazhdueshëm”, tha një zyrtar i aeroportit.

VIDEO

Incidenti shkaktoi panik mes udhëtarëve, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes dhe për të verifikuar nëse ka pasur rrezik për njerëzit apo për infrastrukturën e aeroportit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE