LAJME / E Hënë 26 Janar 2026, 09:09

Deklarata nga Greqia, politikania: Edi Rama u dërgua në Harvard me bursë nga fondacioni grek

Media greke “Protothema” ka publikuar së fundmi një artikull në të cilin i referohet një deklarate të bërë nga ish-deputetja e Demokracisë së Ren, Niki Tzavella, lidhur me studimet e kryeministrit Edi Rama në Universitetin e Harvardit. Sipas ish-deputetes, kreu i qeverisë shqiptare ka studiuar në Harvard falë një burse të financuar nga një fondacion grek, në një periudhë kur ai mbante funksionin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Ajo thekson se në atë kohë ishte nënkryetare e fondacionit dhe përgjegjëse për përzgjedhjen e studiuesve nga Evropa Juglindore.

Në një postim të bërë në platformën “X”, Tzavella pohon se ishte vetë ajo që e përzgjodhi Ramën për këtë bursë. Sipas asaj, një nga kriteret kryesore për përfitimin e bursës ishte prejardhja nga minoritetet. Ajo pretendon se Rama e përmbushte këtë kriter, pasi nëna e tij ka qenë me origjinë greke. Megjithatë, Tzavella e cilëson sot këtë vendim si një “gabim të madh”. Në deklaratën e saj, ajo shprehet se në kohën kur u mor vendimi, Rama nuk kishte profilin që ka sot dhe se përzgjedhja u bazua në njohuritë e saj për Shqipërinë dhe situatën institucionale në vend.

“30 vjet më parë ai nuk ishte famëkeq. E zgjodha për shkak të njohurive të mia shumë të mira për Shqipërinë, për shkak të punës sime të mëparshme atje. Ai ishte gjysmë minoritet, kishte kualifikimet e kërkuara (kryetar bashkie, të cilat nuk i kishin njerëzit e tjerë të minoriteteve. Ishte e detyrueshme që ai të ishte institucional) dhe sigurisht që ishte i aftë”, shkruan Tzavella, duke shtuar se në atë periudhë kishte shumë pak kandidatë nga Evropa Juglindore që plotësonin kushtet për një arsimim në Harvard. “Protothema, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE