LAJME / E Hënë 6 Prill 2026, 00:12

Deklarata e forte qe Irani do sulmoje Shqiperine, vjen reagimi tjeter i ambasades se SHBA

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar lidhur me situatën e sigurisë në Shqipëri në kontekstin e zhvillimeve ndërkombëtare. Në një përgjigje ekskluzive, Ambasada thekson se siguria dhe mbrojtja e qytetarëve amerikanë mbetet prioritet kryesor.

“Administrata Trump nuk ka përparësi më të lartë sesa siguria dhe mbrojtja e qytetarëve amerikanë. Ne po punojmë ngushtë me autoritetet shqiptare për të vlerësuar situatën dhe për të zbutur rreziqet e sigurisë.

Ambasada e SHBA vlerëson bashkëpunimin e saj të ngushtë për çështjet e sigurisë me Qeverinë e Shqipërisë, e cila ka treguar një përkushtim të vazhdueshëm për të garantuar sigurinë e qytetarëve amerikanë dhe të Shqipërisë. Do të ofrojmë më shumë informacion sapo ai të bëhet i disponueshëm,” thuhet në reagim.

Seksioni i Marrëdhënieve me Publikun i Ambasadës Amerikanë në Tiranë thekson se bashkëpunimi me autoritetet shqiptare është kyç për të menaxhuar çdo rrezik dhe për të siguruar mbrojtjen e qytetarëve, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE