
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka shkuar paraditen e kësaj të enjteje në Kryeministri.
Mbërritja e Ballukut në ambientet e Kryeministrisë, është bërë pak pas bërjes publike të lajmit se GJKKO e ka pezulluar nga detyra e zv.Kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, nën akuzën për shkelje e barazisë në tendera në lidhje me tunelin e Llogarasë dhe për lotin 4 të Unazës së Madhe në Tiranë.
Burime nga brenda Kryeministrisë flasin për të bërtitura që vijnë nga zyra e Ramës. Balluku qëndron prej 4 orësh në zyrën e Ramës dhe raportohet për një takim shumë të tensionuar.
Pas 4 orësh është bashkuar me Ramën dhe Ballukun në zyrë edhe Ulusiu, njeriu me telefonin e të cilit Rama kërcënoi prokurorin që heton Ballukun, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
