
Hyrja e papritur dhe e konfirmuar e fituesit të sezonit të dytë, Luiz Ejllit, në Big Brother VIP Albania 5 ka ndezur jo vetëm emocionet brenda shtëpisë së famshme, por edhe debatet në rrjetet sociale. Sipas konfirmimeve zyrtare, Luiz është rikthyer në lojë dhe pritet të sjellë dinamika të forta mes banorëve dhe fansave.
Aktori dhe ish-finalisti i sezonit të tretë të BBVIP, Jul Deda, ka komentuar hyrjen e Luizit në format, duke shprehur entuziazmin e tij për ndikimin që ky rikthim mund të ketë në lojë. Sipas tij, prania e Luizit do të sjellë shkëmbime të forta, tension dhe presion mbi banorët aktualë, për shkak se ai konsiderohet nga Deda si një nga lojtarët më të fortë të katër sezoneve të fundit.
Megjithatë, ky koment nuk është përceptuar mirë nga të gjithë. Disa ndjekës kanë reaguar ashpër dhe kanë bërë krahasime ofenduese mes Luizit dhe banorëve të tjerë, përfshirë fituesin e edicionit të katërt, Gjesti. Një komentues shkruante:
“Mbas Gjestit është Luizi, nuk kishte lojtar të fortë mbrenda, plus të dhjfsha lojën e këtij duke thënë jam sëmurë.”*
Replika e Jul Dedes ka qenë e prerë, duke refuzuar krahasimet:
“S’ka lidhje Gjesti me Luizin…! Mos bëni krahasime kot.”
Hyrja e Luiz Ejllit po tërheq vëmendjen e fansave dhe medias, duke bërë që komentet dhe debatet të «çohen në top» në rrjetet sociale. Rikthimi i tij, i konfirmuar nga Top Channel dhe i shoqëruar me promo dhe video nga Dhoma e Rrëfimit, ka ndezur kuriozitetin e publikut para Prime-it të së shtunës.
“Big Brother VIP Albania 5” vazhdon të jetë një ndër emisionet më të ndjekura dhe diskutueshme, ndërsa figura si Luiz Ejlli dhe komentet e kolegëve si Jul Deda vetëm sa nxisin debat dhe interes publik, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
