
Analisti Andi Bushati ka thubmuar kryeministrin Edi Rama pas replikave në distancë të këtij të fundit me gazetarin dhe moderatorin e emisionit “Opinion”| Blendi Fevziu.
Bushati nënkupton se përplasja me Fevziun është një alibi e Ramës, për të shmangur vëmendjen nga deklaratat e Arben Ahmetajt.
Krahas postimit të bërë nga Rama, Bushati shkruan: Kur se duron dot jehonën e Arben Ahmetajt dhe rekesh të shpikësh zhurmë nga hiçi.
Kujtojmë se prej dy ditësh, kryeministri Edi Rama ka replikuar me gazetarin Fevziu në distancë në lidhje me një deklaratë të këtij të fundit se ministrat udhëtojnë jashtë shtetit dhe lënë kaseta të regjistruara për t’i treguar opinionit publik se janë në punë.
Rama e ka quajtur këtë një gënjeshtër, ndërsa vijojnë replikat mes tij dhe Fevziut, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
