
E ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Dasina Gjegji, ka folur për eksperiencën e saj në program, por edhe për disa nga zhvillimet e fundit në “Big Brother VIP”.
Gjatë intervistës, Dasina u pyet se cilët banorë pëlqen më shumë nga shtëpia dhe ajo përmendi disa emra që i ka më për zemër.
Sipas saj, Selin dhe Kristi janë ndër të preferuarit, duke theksuar se qetësia e Kristit është një cilësi që ajo vetë do të donte ta kishte.
Po ashtu, Dasina nuk e fshehu simpatinë për Mateon, duke u shprehur: “Madje kam thënë, si nuk ishte sivjet në ‘Për’puthen’”, pasi sipas saj ai i duket djalë i sjellshëm, i drejtë dhe që “e thotë fjalën dhe i rri asaj”.
Në pjesën ku u diskutua raporti mes Mateos dhe Brikenës, Dasina u shpreh se do t’i donte bashkë, por sipas saj Brikena duket më e ftohtë dhe vendos shpesh barriera, duke lënë të kuptohet se pëlqimi i saj për Mateon mund të mos jetë aq i madh sa ai që ka ai për të, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
