LAJME / E Diel 7 Qershor 2026, 11:11

Dardanët’: Të tronditur me vdekjen e Fatjon Bunjakut, ngushëllimet më të sinqerta!

Tifo-grupi “Dardanët”, kanë reaguar pas lajmit të rëndë për ndarjen nga jeta të futbollistit kosovar, Fatjon Bunjaku, i cili humbi jetën tragjikisht.

Përmes një mesazhi publik, “Dardanët” kanë shprehur pikëllimin e thellë për vdekjen e parakohshme Bunjakut, duke theksuar se në këto momente të vështira mendimet e tyre janë me familjen e të ndjerit.

Të tronditur me lajmin e vdekjes së Fatjon (Fatmir) Bunjaku, ish-përfaqësues i kombëtares U21, i cili vdiq tragjikisht.

Në këto kohë të rënda, mendja jonë është te familja e tij, me ç’rast urojmë ta gjejnë forcën ta përballojnë këtë dhimbje. Ngushëllimet më të sinqerta”, thuhet në reagimin e “Dardanëve”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE