LAJME / E Shtunë 23 Maj 2026, 23:11

Dalin PAMJET e frikshme nga gara me makina në Tiranë, mjeti me flakën ndezur xhiron në mes të sheshit duke rrezikuar fëmijët

Që nga mbrëmja e djeshme sheshi “Nënë Tereza” ka gumëzhirë nga garat e makinave e motorëve të ndryshëm, ndërsa gara ka shkaktuar dhe ankth e panik te njerëzit.

Makina që xhirojnë dhe lëvizin nëpër shesh me flakë të ndezur në pjesën e pasme të automjetit ka nxitur debat në rrjet duke ngritur shqetësimin për rrezikun që mund t’i shkaktohet të pranishmëve.

Në pamjet e siguruara nga burimet shikohet momenti kur një makinë xhiron në mes të sheshit ku janë të pranishëm qindra qytetarë, ndërkohë që ka flakën e ndezur në pjesën e pasme.

“Automotivë Fair Albania” nuk ka vetëm për qëllim argëtimin e publikut, por edhe forcimin e kulturës së sigurisë rrugore dhe përgjegjësisë që nis pas timonit.

Mbrëmja e sotme është shoqëruar me makina të veçanta dhe spektakolare, të cilat kanë shtuar adrenalinën përmes shfaqjeve të rrezikshme nga pilotë profesionistë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE