
Janë publikuar pamje të rënda nga ngjarja e armatosur që tronditi qendrën e Podujevës.
Një person shihet i armatosur me revole në shesh, menjëherë pasi dyshohet se ka shtënë me armë ndaj disa personave.
Si pasojë e të shtënave, sipas informacioneve të deritanishme që ka siguruar IndeksOnline, disa persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa dyshohet se ka edhe viktima.
Në vendin e ngjarjes ndodhen njësitet e Policisë së Kosovës dhe ekipet emergjente, të cilat po merren me rastin, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave janë në zhvillim.
IndeksOnline do të vazhdojë t’ju mbajë të informuar me të gjitha zhvillimet e fundit lidhur me këtë ngjarje, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
