
Një incident i rëndë është raportuar pasditen e sotme në sheshin “Dëshmorët e Kombit” në Podujevë, ku sipas informacioneve fillestare ka pasur të shtëna me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, ndërsa sipas raportimeve paraprake, incidenti ka ndodhur pas një përleshjeje mes disa personave.
Sipas burimeve të Raporto24, nga incidenti dyshohet se ka persona të plagosur. Po ashtu, në disa raportime është përmendur edhe mundësia e viktimave, por kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet.
Menjëherë pas raportimit të rastit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës, të cilat kanë siguruar zonën dhe kanë nisur veprimet hetimore për të zbardhur rrethanat e incidentit.
Ndërkohë, ekipet emergjente kanë intervenuar për t’u ofruar ndihmë personave të lënduar, ndërsa autoritetet pritet të dalin me një njoftim zyrtar lidhur me numrin e të përfshirëve, gjendjen e tyre shëndetësore dhe motivin e ngjarjes.
Sipas zhvillimeve të mëvonshme të raportuara nga mediat, katër persona janë transportuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim mjekësor, ndërsa hetimet për rastin janë ende në vazhdim.
Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve të shmangin spekulimet dhe të presin informacionet zyrtare, ndërsa pritet që në orët në vijim të publikohen detaje të reja mbi këtë ngjarje, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
