LAJME / E Mërkurë 15 Prill 2026, 20:08

Dalin pagesat për këta qytetarë

Ministria për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare ka njoftuar se sot është bërë alokimi i pensioneve për pensionistët e moshës dhe ata kontribuues për muajin prill.

Sipas njoftimit, numri i përfituesve të pensioneve bazike dhe kontribuese arrin në 272.023 pensionistë.

Po ashtu, Ministria ka bërë të ditur se janë alokuar edhe pensionet për skemat e invalidëve të luftës dhe viktimave civile, me gjithsej 14.279 përfitues.

Të gjithë përfituesit, sipas MPFVLC-së, mund t’i tërheqin pensionet nga pasditja e sotme në bankomatet më të afërta, ose përmes familjarëve të autorizuar, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE