LAJME / E Mërkurë 20 Maj 2026, 22:10

Cili është rreziku më i madh për Kosovën sot? Haradinaj: Serbia përpiqet të na...

Ish-kryeministri i Kosovës dhe kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar për rreziqet që, sipas tij, i kanosen Kosovës në rast të izolimit ndërkombëtar dhe mungesës së garancive të sigurisë.

I ftuar në emisionin “Oponencë” në News24, Haradinaj tha se çdo dobësim i raporteve me partnerët ndërkombëtarë krijon hapësirë për përfitim nga Serbia, duke e konsideruar këtë një rrezik të përbashkët për rajonin.

Në rast të izolimit tonë ndërkombëtar apo në mungesë të garancive, atëherë Serbia përfiton dhe këto janë një rrezik i përbashkët”, u shpreh ai.

Sipas Haradinajt, institucionet në Serbi, përfshirë edhe akademinë e shkencave, kanë të zhvilluara strategji që, sipas tij, synojnë nxitjen e përçarjeve mes Kosovës dhe aleatëve të saj të sigurisë.

“E kanë të elaboruar dhe e diskutojnë dhe ndihmojnë një armiqësim të Kosovës me aleatët tanë të sigurisë. E ushqejnë, e nxisin, e shpërndajnë dhe e mbajnë gjallë përmes çdo forme komunikimi, përfshirë edhe rrjetet sociale”, deklaroi Haradinaj.

Ai theksoi se Kosova nuk duhet të lejojë gabime në menaxhimin e marrëdhënieve me partnerët ndërkombëtarë, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me aleatët e sigurisë.

Kosova nuk e ka luksin e asnjë menaxhimi të gabuar të aleatëve të sigurisë, sepse kemi 400 kilometra kufi tokësor me Serbinë dhe përballë kemi forcat armike”, u shpreh ai.

Haradinaj paralajmëroi gjithashtu se çdo vendim i gabuar apo prirje populiste mund të ketë pasoja serioze për sigurinë e vendit dhe stabilitetin rajonal

Çdo menaxhim i gabuar, çdo tendencë e populizmit na kushton në siguri, dhe pasojat nuk do t’i vuajë vetëm Kosova, por të gjithë”, përfundoi ai, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE