LAJME / E Hënë 26 Janar 2026, 13:01

“Burg përjetë, ose do të bëj vetëgjyqësi”/ Thellohet skandali në Bulqizë, Lleshi: Vëllanë ma vranë...

Pak ditë më parë është raportuar një rast të ndodhur në Bulqizë, ku Lulzim Lleshi, vëllai i të cilit është vrarë në 2018 dhe trupi i të cilit u gjet në një tunel në fshatin Gjuras të Bulqizës, 9 muaj pasi ishte zhdukur pa lënë gjurmë, u shpreh se dy personat e arrestuar si autorë, u kishin marrë edhe gratë.

Sot një skandal tjetër doli në pah, ku një 12-vjeçare, vajza e viktimës, ka denoncuar njerkun e saj Klodian Kruca, një nga të arrestuarit si autor, për ngacmim seksual, gjë që sipas saj vijonte prej 2 vitesh.

Në një reagim, Lulzim Lleshi deklaron se një gjë e tillë ka ndodhur edhe me vajzat e tij.

“Mirë që vëllain ma vranë në një tunel në afërsi të fshatit Zogjaj por na morën dhe dy bashkëshortet, por po abuzojnë dhe me fëmijët e mitur që janë gjaku jonë. Edhe dy vajzat e mia, njëra 15 dhe tjetra 13 vjeç në fund të gushtit të 2025 janë larguar nga Gjirokastra dhe kanë ardhur tek unë. Më kanë thënë se nuk shkojnë më atje sepse i ngacmonte seksualisht partneri i nënës.

Drejtesia t’i dënojë me burg të përjetshëm ose do të bëj vetëgjyqësi. Mire që bashkëshortet na i morën por po na ngacmojnë dhe dy vajzat e mia dhe vajzën e vëllait”, tha Lulzim Lleshi.

Dy vëllezër nga Dibra Klodian dhe Kelmend Krusa, të dyshuar si të përfshirë në një vrasje në vitin 2018 u arrestuan nga policia në Gjirokastër. Operacioni u krye nga Policia e Dibrës, pasi kishin siguruar prova se dy vëllezërit Krusa të dyshuar të përfshirë në vrasje, strehoheshin në Gjirokastër. Gjatë kontrollit të banesave të dy vëllezërve u gjetën dhe u sekuestruan 2 kallashnikovë, 1 pushkë, 1 thikë, 3 krehra, municion luftarak, 1 maskë dhe 3 aparate celularë.

Armët do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për ekzaminime të mëtejshme, për të verifikuar nëse janë përdorur për vrasjen e vitit 2018 apo në ngjarje të tjera kriminale. Në drejtimin e Prokurorisë së Dibrës vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj vrasjeje, si dhe për kapjen dhe arrestimin e personave të tjerë të dyshuar për këtë rast, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE