
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar publikisht pas një situate të ndodhur në trafik në Tiranë, ku sipas tij autokolona shoqëruese e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, ka ndërprerë qarkullimin normal të automjeteve.
Braçe kritikon ashpër praktikën e bllokimit të trafikut nga autokolonat e zyrtarëve të lartë, duke e cilësuar thyerjen e radhës si të paligjshme, arrogante dhe në kundërshtim me parimin e barazisë para ligjit.
Sipas deputetit, drejtuesit e shtetit duhet të respektojnë rregullat e qarkullimit njësoj si çdo qytetar tjetër, ndërsa thekson se policia nuk duhet të garantojë privilegje të tilla në mungesë të një arsyeje madhore sigurie.
“TIRANA E MADHE. ZOTERINJ UDHEHEQESA A MUND TE RRINI NE RRADHE?E KENI PROBLEM TE PRISNI SI TE GJITHE?
Shtetas tuajet jane keta qe presin ne rradhen e trafikut e sipas kushtetutes dhe ligjit jeni te barabarte me ta!
Kjo hyrja brutale ne mes te rradhes, ne nje rruge me dy korsi, duke shtyre ne cepa e ne nje ane jashte saj popullin, eshte e padenje, arrogante dhe irrituese;E PALIGJSHME DOEMOS!
Dhe nuk fitoni gje me shume se 8-10 minuta, nderkohe qe ne zyre po shkoni; dilni 8-10 minuta me heret dhe mberrini ne kohe; POR ME NJE NDRYSHIM: DUKE RESPEKTUAR NJEREZIT, TAMAM SHTETASIT TUAJ!
Ne ane tjeter, eshte irrituese qe kete e garanton POLICIA;U kenaqa pardje kur pashe qe policia me dron identifikonte shtetasit qe thyenin rradhen ne shkelje te ligjit ne Unazen e Madhe-i ndeshkoi atje.Po ketu? Policia ne shkelje te rradhes pa asnje arsye madhore; policia dhe udheheqesit po na mesojne as te gezohemi dhe as ti levdojme kur bejne mire!
Ja kaq!”** Deri në këto momente nuk ka një reagim zyrtar nga Presidenca apo nga Policia e Shtetit lidhur me pretendimet e deputetit“, shkruan Braçe teksa publikon videon me poshtë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
