LAJME / E Hënë 4 Maj 2026, 10:10

Bota prej javësh s’kalon dot anijet me naftë, superjahti i miliarderit rus përshkon Ngushticën pa asnjë problem! (FOTO)

Shumë pak anije kanë qenë në gjendje të udhëtojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit që kur Irani mbylli në mënyrë efektive

korridorin kryesor të transportit detar pas shpërthimit të luftës me SHBA-në pak më shumë se dy muaj më parë.

Por një superjaht 142 metra i gjatë i lidhur me një miliarder rus bëri bujë të martën, pasi doli se kishte arritur të kalonte nëpër

Ngushticën e Hormuzit fundjavën e kaluar.

Biznesmeni i sanksionuar Alexey Mordashov është i lidhur me anijen, të quajtur Nord. Jahti në vetvete nuk është i sanksionuar,

por Mordashov është subjekt i sanksioneve nga SHBA-ja, Mbretëria e Bashkuar dhe BE-ja.

Ende nuk dihet se si ka arritur Jahti të kalojë ngushticën pa u pikasur  nga marina iraniane, nëse ka fikur radarin apo ka pasur leje të posaçme pas kontaktit me zyrtarët në Iran, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE