
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka tërhequr ftesën për Kanadanë për t’u bashkuar me “Bordin e Paqes”, organi i ri ndërkombëtar i krijuar prej tij, dhe i zyrtarizuar ditën e djeshme në Forumin e Davos në Zvicër.
Në një postim në platformën Truth Social, drejtuar kryeministrit kanadez Mark Carney, Trump shkroi se Bordi i Paqes po e tërheq ftesën për anëtarësimin e Kanadasë. Presidenti amerikan nuk dha asnjë arsye konkrete për këtë vendim, megjithatë sipas tij Bordi është organizimi më prestigjioz i udhëheqësve që është mbajtur ndonjëherë.
“Ju lutem lejoni që kjo letër të shërbejë për të përfaqësuar se Bordi i Paqes po tërheq ftesën e tij drejtuar jush në lidhje me bashkimin e Kanadasë me atë që do të jetë Bordi më prestigjioz i udhëheqësve të mbledhur ndonjëherë, në çdo kohë”, shkroi Trumpi në platformën e tij Truth Social, duke iu drejtuar kryeministrit kanadez Mark Carney.
Vendimi vjen pak ditë pasi Carney kishte bërë bujë me deklaratën e tij për një “çarje” në rendin global të udhëhequr nga SHBA. Pas fjalimit të Carney, Trump e kritikoi ashpër kryeministrin kanadez të mërkurën kur tha se Kanadaja duhet të jetë “mirënjohëse” ndaj SHBA-së.
Kanadaja kishte sinjalizuar më herët se ishte e gatshme të bashkohej me bordin, por pa paguar tarifën e anëtarësimit.
Sipas administratës amerikane, anëtarët e përhershëm të Bordit të Paqes do të duhet të paguajnë një tarifë prej 1 miliard dollarësh për të ndihmuar në financimin e këtij mekanizmi të ri, gjë që Otava ka refuzuar ta bëjë.
Zyra e kryeministrit Carney nuk reagoi menjëherë pas postimit të Trump, megjithëse javën e kaluar ai kishte deklaruar se, në parim, do ta pranonte ftesën e presidentit amerikan.
Ndërkohë, presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, tha se liderët evropianë kanë dyshime serioze mbi kompetencat dhe rolin e Bordit të Paqes, por janë të gatshëm të bashkëpunojnë me këtë organ në çështje që lidhen me Gazën, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
