
Gazetari dhe publicisti Bledi Mane ka publikuar së fundmi një shkrim që po qarkullon gjerësisht në rrjet, ku ai pretendon se deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka nisur një lidhje të re personale me diplomatin Denion Meidani, aktualisht ambasador i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut.
Në shkrimin e tij, Mane thekson se lajmi vjen disa javë pas ndarjes së Bardhit nga partneri i mëparshëm. Ai përmend se dy zyrtarët janë njohur fillimisht në vitin 2017, kohë kur Bardhi shërbente si Ministër i Drejtësisë, ndërsa Meidani mbante postin e Drejtorit të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve.
Denion Meidani është një nga emrat që ka mbajtur disa pozicione publike gjatë viteve të fundit, ndërsa prej një periudhe shërben si ambasador në Shkup.
As Gazment Bardhi dhe as Denion Meidani nuk kanë reaguar deri më tani mbi pretendimet e publikuara nga Bledi Mane, ndërsa shkrimi vijon të komentohet gjerësisht në portale dhe rrjetet sociale, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
