
Të paktën 18 persona, shumica adoleshentë humbën jetën këtë të marte pas një aksidenti. Mësohet se dy autobusë që transportonin punëtorë bujqësorë në Egjiptin verior u përfshinë në aksident.
Shumica e të vdekurve janë adoleshentë të moshës 13 ose 14 vjeç. Viktima më e re ishte 10 vjeç, sipas medias lokale Al-Masry Al-Youm. Gjithashtu u plagosën 32 të tjerë.
Pavarësisht rreziqeve, autobusat janë një mjet i zakonshëm transporti për miliona punëtorë, përfshirë të miturit, dhe shpesh janë të mbingarkuar.
Pasagjerët, shumica e të cilëve vinin nga dy fshatra në deltën e Nilit, “po shkonin për të punuar në një fermë”, tha një burim sigurie.
Puna e fëmijëve është një problem i vazhdueshëm në Egjipt, që prek të paktën 1.3 milion të mitur, sipas shifrave zyrtare, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
