LAJME / E Diel 4 Janar 2026, 01:01

Bjellorusia paralajmëron SHBA, Lukashenko: Venezuela do të jetë një …

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksander Lukashenko, ka dënuar ashpër atë që e ka cilësuar si agresion të Shteteve të Bashkuara kundër Venezuelës.

Deklarata u bë e ditur nga zëdhënësja e presidentit bjellorus, Natalya Eismont, në një prononcim për agjencinë shtetërore Belta.

Sipas saj, Lukashenko “e dënon me forcën më të madhe aktin e agresionit amerikan kundër Venezuelës”.

Eismont solli në kujtesë një intervistë të mëparshme të Lukashenkos me gazetarë amerikanë dhe ripërsëriti “Venezuela do të jetë një Vietnam i dytë për Shtetet e Bashkuara”.

Sipas tij, një skenar i tillë nuk u nevojitet amerikanëve, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE