LAJME / E Hënë 8 Dhjetor 2025, 17:05

Bien sirenat në Japoni! Dallgë të larta të cunamit po i afrohen brigjeve pas tërmetit 7.5 ballë

Sirenat kanë rënë në disa qytete japoneze, duke alarmuar banorët për rrezikun nga një cunam i mundshëm pas tërmetit të fortë me magnitudë 7.5 ballë.

Tërmeti ndodhi rreth 45 minuta para mesnatës, me epiqendrën e vendosur në brigjet japoneze, sipas Shoqatës Meteorologjike të Japonisë.

Deri tani, valët e cunamit duket se janë afruar më shumë me bregun, dhe sipas “JMA” dallgë prej 40 cm janë vërejtur në portet e Mutsu Ogawara në prefekturën Aomori dhe Urakawa në ishullin Hokkaido. Agjencia Meteorologjike Japoneze ka lëshuar një alarm për valë cunami deri në 3 metra lartësi në prefekturat e Hokkaido, Aomori dhe Iwate.

Imazhe që tregojnë paralajmërime për cunami janë shfaqur në televizionet në Japoni, me lartësinë prej tre metrash të shkruar në ekran, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE