LAJME / E Mërkurë 7 Maj 2025, 13:01

Bie zjarr në hotel, 69 vjeçarja tenton të dalë nga dhoma me shpejtësi, e pëson më keq

Gjatë natës, ka rënë zjarr në lavanterinë e një hoteli në fshatin Llixha në Elbasan. Sipas policisë, ka dëme materiale, ndërsa raportohet se një 69 vjeçare është dëmtuar në këmbë teksa tentonte të dilte nga dhoma.

“Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Shtetasja H. J., 69 vjeçe, kliente në hotel, kur ka konstatuar flakët, ka tentuar të dalë me shpejtësi nga dhoma dhe për pasojë është dëmtuar në këmbë. Ajo po merr mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën”, bën me dije Policia, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE.