LAJME / E Hënë 30 Mars 2026, 08:08

BERISHA THIRRJE QYTETARËVE: POSHTËROJENI KORBEN BELINDA BALLUKU

Sali Berisha iu bëri sërish thirrje qytetarëve për të reaguar kundër Belinda Ballukut e cila është vënë nën akuzë nga SPAK.

Në bashkëbisedimin me ndjekësit në rrjete sociale, Berisha, teksa u pyet për daljen e ish-zëvendës kryeministres në Fier, ai theksoi se duhet ta turpërojnë publikisht, duke e gjuajtur me domate dhe vezë.

Mes të tjerash, kryedemokrati e cilësoi ish zv kryeministren e pandehur për shkelje të barazisë në tendera si  “korbën e korrupsonit”.

“Këshilla e sugjerimi im është se kudo që ta shihni korbën e korrupsionit gjuajeni me domate e vezë. Turpërojeni publikisht se atë meriton. Le ta mbrojë Rama, por qytetarët duhet t’i japin ndëshkimin që meriton duke e turpëruar në çdo rrugë, shesh dhe kudo që del.”, tha Berisha, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE