LAJME / E Mërkurë 13 Maj 2026, 20:08

"Berisha sikur Enver Hoxha", Spahiu: Me kryetar prej 40 vitesh, Partia Demokratike vetëm demokratike nuk është!

Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se Partia Demokratike nuk ka asgjë demokratike në thelb.

Komentet Spahiu i bëri në emisionin ‘Frontline’ me gazetaren Marsela Karapanço në Report TV, ku tha se nëse Sali Berisha fiton në 23 maj edhe një mandat në krye të PD-së, atëherë kjo forcë politike mban në krye të njëjtin person për 40 vite me radhë.

“Në vazhdim të ngushëllimit për familjen e Namir Lapardhasë do i kujtoja publikut se në koherencë të analizës së tij të fundit, Namiri ka qenë 10 vjeç kur PD lindi dhe i ndjeri Namir nuk ka pasur mundësinë që këtë parti që u pagëzua me emrin demokratike dhe që premtoi që do të ishte ndryshe nga të tjerat, pra që do të ishte më demokratike se Partia Komuniste, në statutin e saj të parë vuri një dispozitë ku kryetari nuk duhet të ishte më shumë se 2 mandate.

Kaluan shumë kohë prej atëherë dhe kryetari i kësaj partie nëse merr këtë mandat do të barazohet me Enver Hoxhën 40 vite. Pra nëse e merr tani që janë 36 dhe 4 shkojnë 40 vite. Ndiej keqardhjen se ajo parti që ka emrin demokratike, asgjë nuk ka më demokratike sesa partitë e tjera”, tha mes të tjerash Spahiu, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE