LAJME / E Shtunë 3 Janar 2026, 17:05

Berisha reagon për ngjarjet në Venezuelë: Arrestimi i Maduros lajm i mirë për Shqiptarët

Sali Berisha ka komentuar zhvillimet në Venezuelë ku forcat ushtarake amerikane dhe qeveria e SHBA kanë kryer operacionin që çoi në arrestimin e presidentit Nicolas Maduro, duke e evakuuar jashtë vendit.

Sipas Berishës, largimi i Maduros nga pushteti, i cili ishte i lidhur me trafikun e drogës dhe manipulimin e zgjedhjeve, përbën një lajm të mirë për të gjithë njerëzit e lirë, veçanërisht për popullin venezuelian që ka vuajtur nën regjimin e tij.

Ish-kryeministri thekson se ky zhvillim është një mesazh inkurajues për opozitën shqiptare, duke shtuar se regjimi në Shqipëri ka një variant të ngjashëm.

Berisha nënvizon nevojën që opozita shqiptare të veprojë për largimin e diktatorit të vendit, siç e quajti ai Ramën, i cili qëndron mbi votën, lidhjet me krimin dhe vjedhjet e qytetarëve, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE