Sali Berisha ka dhënë sinjale se nuk i shkon nëpër mend të dorëhiqet edhe pse ka humbur thellë zgjedhjet.
Gjatë një konference për shtyp, Berisha deklaroi se pavarësisht se sipas statutit të PD, duhet të dorëhiqet, ka disa “parime” që qëndrojnë edhe mbi statutin.
“PD ka statutin dhe do ti përmbahet, por ka disa parime eprore dhe është vota e lirë e shqiptarëve. Kjo parti nis betejën për votën e lirë të shqiptarëve dhe vazhdon beteja”, deklaroi Berisha.
I pyetur nëse “betejën” do ta udhëheqë ai apo një lider tjetër, Berisha tha se do ta udhëheqë ai.
“Këtë betejë gjer në fitore do ta udhëheqë ai që e nisi, ai do ta bitisi”, tha Berisha , do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE.