
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Irani është pajtuar që të mos zhvillojë armë bërthamore, duke theksuar se edhe Udhëheqësi Suprem i Republikës Islamike është i përfshirë në negociatat mes Teheranit dhe Uashingtonit, raporton Reuters.
Sipas Trump, pala iraniane tashmë ka marrë një zotim për këtë çështje. “Ata tashmë janë pajtuar se nuk do të kenë armë bërthamore,” u shpreh ai, duke komentuar bisedimet në zhvillim me Iranin, transmeton Sky News.
Këto deklarata vijnë në kuadër të kontakteve diplomatike mes SHBA-së dhe Iranit, të cilat synojnë kufizimin e programit bërthamor iranian dhe uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme.
Megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë reagim zyrtar nga pala iraniane lidhur me deklaratat e Trump, as konfirmim për ndonjë marrëveshje të arritur mbi çështjen e armëve bërthamore, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
