LAJME / E Mërkurë 29 Tetor 2025, 22:10

Bardhi në BE: “Rama mbron Ballukun nën hetim, ndërsa qeveria zhytet në korrupsion!”

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se mban në detyrë zëvendëskryeministren Belinda Balluku, edhe pse ajo është zyrtarisht person nën hetim nga SPAK për “shkelje të barazisë në tendera”.

Në fjalën e tij gjatë Takimit të 20-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri–BE, Bardhi tha se ky është një tjetër shembull që tregon bashkëpunimin e qeverisë me eksponentë të botës së krimit.

“Në 23 shtator, një investigim i medias italiane përshkruan takime të fshehta në ishullin Aruba, ku sipas dokumenteve të antimafias italiane kanë marrë pjesë biznesmenë, eksponentë të krimit dhe përfaqësues të qeverisë shqiptare. Është folur për ndërtimin e kullave në Tiranë dhe ndërtime strategjike. Në qendër të lidhjeve të krimit të organizuar me qeverinë ishte Artur Shehu,” – deklaroi Bardhi.

Deputeti demokrat shtoi se kompania e Artur Shehut, dy vite pas këtij takimi, ka marrë leje ndërtimi në Vlorë me firmën e Edi Ramës, duke e cilësuar këtë si “provë të qartë të lidhjeve të qeverisë me afera korruptive”.

“Sot qeveria shqiptare ka numrin 2 të saj, zëvendëskryeministren Belinda Balluku, person nën hetim për milionë euro shkelje të barazisë në tendera. Edhe pse është nën hetim, vijon të jetë në krah të Ramës dhe numri 2 i qeverisë,” – shtoi Bardhi.

Fjalimi i tij është pritur me reagime në sallën e Kuvendit, ndërsa mazhoranca nuk ka komentuar akuzat në mënyrë të drejtpërdrejtë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE