LAJME / E Premte 6 Shkurt 2026, 22:10

Balluku u pezullua, Klodiana Lala tregon se si u ndanë 8 gjyqtarët e Kushtetueses dhe pse ankimimi i Kryeministrit Rama cilësohet i rrëzuar

Gjykata Kushtetuese mori pas gati 11 orësh mbledhjeje në Dhomën e Këshillimit, një vendim me votim të ndarë 4 me 4 në mënyrë të barabartë, për kërkesën e kryeministrit Edi Rama, në lidhje me pezullimin e zv/kryeministres Belinda Balluku nga detyra.

Gazetarja Klodiana Lala shpjegoi se ky rezultat i votimit lë në fuqi vendimin e GJKKO-së dhe kërkesës së SPAK për pezullimin e Ballukut. Kjo, sepse sipas ligjit, në këtë rast duhej që vendimmarrja në rastin e kërkesës së ankimuesit, në këtë rast Kryeministrit Rama, duhet të kishte siguruar patjetër 5 vota, pra votim 5 me 3.

Në rastin e votimit të barabartë, mbetet në fuqi vendimi i palës tjetër, në këtë rast të SPAK dhe GJKKO. Pra që vendimi të jetë në favor të palës ankimuese, duhen 5 vota dhe në këtë rrjedhojë ankimimi i Ramës rrëzohet.

“Pas më shumë se 10 orësh Kushtetuesja del me vendim për kërkesën e kryeministrit Rama për shpalljen antikushtetues të vendimit të GJKKO për pezullimin e Ballukut. Në vendimin e shpallur nga Papajorgji, kryetarja e GJK, rezulton se kërkesa se kërkesa nuk ka marrë kuorumin e nevojshëm dhe janë ndarë 4 me 4. Dhe duke qenë se duhet të ishte vendim në favor të ankimuesit duhet të ishte me 5 vota, për rrjedhojë kërkesa e kryeministrit është rrëzuar. Në këtë mënyrë Balluku mbetet e pezulluar nga detyra e ministres dhe zv/kryeministres”, tha gazetarja në lidhjen e saj direkte pas shpalljes së vendimit.

Lala shpjegoi gjithashtu se 4 nga gjyqtarët në vendimin e tyre kanë argumentuar se SPAK dhe GJKKO duhet t’i ishin drejtuar Kuvendit për pezullimin e anëtarit të kabinetit qeveritar, pasi ka imunitet si i zgjedhur.

Kurse katër gjyqtarët e tjerë e kanë vlerësuar të ligjshëm vendimin e GJKKO-së, duke argumentuar se masa e pezullimit nuk prek imunitetin e Ballukut apo mandatin e saj të deputetes, por vetëm funksionin si ministre dhe zv/kryeministre.

“Nuk jepen emrat e gjyqtarëve për mënyrën e votimit. Qëllim kryesor është mbrojtja e Kuvendit. Neni 103, pika 3 e Kushtetutës, synon mbrojtjen e organit ekzekutiv. 4 nga gjyqtarët morën vendimin se SPAK duhet t’i drejtohej Kuvendit se kishte ndërhyrje te pushtetet e tjera. 4 të tjerët morën vendimin që SPAK dhe GJKKO kishte të drejtë për pezullimin nga detyra, pasi nuk preket mandati”, tha Lala, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE