LAJME / E Mërkurë 19 Nëntor 2025, 15:03

“Balluku në SPAK”- Sherr në sallë pasi zv.kryeministrja e pandehur mori fjalën! Agron Shehajt i bejne gjemen pas pankartes qe nxori

Marrja e fjalës në Kuvend e zv.kryeministres Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur nga SPAK, ka shkaktuar tensione në sallën e Parlamentit.

Pasi deputetët e PD-së braktisën sallën, ligjvënësi i opozitës Agron Shehaj ndërhyri duke i ndërprerë fjalë ministres së Infrastrukturës.

“Balluku në SPAK”, shkruhej në një pankartë që kreu i Partisë “Mundësia” mbante në duar.

“Ju hiqet e drejta e fjalës për ditën e sotme, ulu që të mos kalojmë tek masa e katërt”, iu drejtua Niko Peleshi.

“Shumë prej jush i kam ulur në gjunjë si ai që flet..” u shpreh Balluku.

Shehaj futet live në Facebook.

“Eha… kështu do të vazhdohet. Nuk bëhet politika me selfie, duhet të dalësh në shesh.

Niko Peleshi e përjashton nga salla Agron Shehajn.

“Nuk bëhesh dot politikan, ngelesh pronar i call center”, u shpreh Balluku.

“Të bëhet 5 minuta pushim që ti jepet mundësia të lërë sallën” ndërhyri Niko Peleshi, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE