
Teksa Belinda Balluku, për të cilën SPAK ka kërkuar arrestimin, është shfaqur në Fier – qark ku ajo mban edhe rolin e drejtuese politike – reagimet politike kanë qenë të menjëhershme dhe të ashpra.
Prania e saj në këtë qytet ka ngjallur debat dhe tension, ndërsa opozita ka shtuar akuzat dhe retorikën kundër saj.
Në këtë kontekst, Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë dhe polemike, duke iu drejtuar drejtpërdrejt qytetarëve të Fierit.
Ai i ka ftuar ata që të reagojnë ndaj Ballukut, duke përdorur një gjuhë të ashpër dhe simbolike si formë proteste.
“U bëj thirrje qytetarëve të Fierit, ta gjuajnë me domate hajduten. Gjuajeni me vezë dhe domate, pasi kjo është përgjigja që i bëni jo vetëm për dinjitetin tuaj, por për të gjithë shqiptarët”, u shpreh Berisha.
Kjo deklaratë ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik, duke ngritur diskutime mbi gjuhën e përdorur në politikë, etikën e komunikimit dhe mënyrat e protestës qytetare në një klimë tashmë të tensionuar politike,do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
