
Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar socialist, ka folur për pezullimin e zv/kryeministres Belinda Balluku dhe funksionimin e Reformës në Drejtësi.
Ai theksoi se Shqipëria sot ka një sistem ku hetimet e SPAK-ut nuk pengohen dhe se politikanët arrestohen vetëm në raste flagrante.
Balla theksoi se mungesa e vendimeve nga Gjykata Kushtetuese ka krijuar një “ngërç kushtetues”, duke theksuar se përgjegjësia fillon tek Kuvendi që nuk ka zgjedhur anëtarin e nëntë të Gjykatës.
Ai shtoi se Shqipëria ka bërë progres të madh në drejtësi, duke mundësuar hetime edhe ndaj figurave të larta, si presidentë, kryeministra dhe zëvendës-kryeministra, një situatë që 10 vite më parë ishte e paimagjinueshme.
Taulant Balla: “Unë e kam thënë shumë vite më parë kur shkruhej Reforma në Drejtësi, dëshmitarët janë, duhet të jetë shumë e qartë që politikani arrestohet për pagjykim përfundimtar vetëm në kushtet e flagrancës.
Për shëmbull je duke e drejtuar makinën dhe shkakton një aksident me pasojë humbje jete apo një vrasje, kjo padyshim dhe në ktë rast përcaktohet në rregulloren e Kuvendit 119 në mos gaboj që njofton menjëherë Kuvendin mblidhet brenda 48 orëve dhe jep autorëzimin dhe vazhdon puna. Në pjesën tjetër duhet të prevalojë kontrata qytetare. Pra ti je i zgjedhur sepse pyetja që ndodh dhe në fakt këtë e bëja shpesh rreth 10-15 vite më parë…cfarë ndodh nëse del i pafajshëm?
Gjithë këto vite mungese në shërbimin tonë publik, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
