
Është zbardhur dëshmia e një prej katër fëmijëve të çiftit shqiptar në Greqi, ku 40-vjeçari masakroi me thikë të shoqen ne hyrje të pallatit, pas një sherri në banesë.
Protothema.gr ka publikuar momentin kur një nga vajzat e viktimës mbërrin në vendngjarje dhe sheh pellgun e gjakut në hyrje të pallatit ku jeton familja shqiptare.
Në një prononcim për mediat, ajo ka deklaruar se prindërit e saj kishin grindje të shpeshta. Mësohet se këtë mëngjes, ndërsa e gjithë familja ishte në shtëpi, shpërtheu një tjetër grindje dhe më pas 40-vjeçari shqiptar rrëmbeu një thikë dhe e goditi gruan në qafë dhe shpinë.
“Nuk e di pse u grindën”, tha vajza e tyre 16-vjeçare, e cila zbuloi se 40-vjeçari ishte xheloz për nënën e saj dhe për një kohë ajo e kishte larguar nga shtëpiaDinamika
Pas sherrin në banesë me bashkeshortin, 36-vjeçarja vrapoi për t’u arratisur duke u larguar nga apartamenti në katin e parë në rrugën Konstanta, ku jeton familjaa, por ai e ndoqi poshtë shkallëve dhe në hyrje të pallatit e goditi përsëri.Pastaj ai e shtyu gruan në deren prej xhami dhe duke e parë të mbuluar me gjak në dysheme, ai iku me vrap në Rrugën Gladstonos, ndërsa policia ka nisur një kërkim për ta gjetur dhe arrestuar.
Gruaja 36-vjeçare pësoi lëndime fatale në qafë dhe shpinë. Sipas informacioneve nga protothema.gr, autori i krimit ishte përdorues droge dhe kishte tentuar vetëvrasje në qershor.
Katër fëmijët e çiftit, të moshës 5 deri në 18 vjeç, dëshmuan tragjedinë, pasi ishin panë të gjithë skenës mes prindërve të tyre, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
