LAJME / E Enjte 4 Dhjetor 2025, 01:01

Babai polic në Shqipëri, nëna mjeke! 20-vjeçari kapet duke shitur kokainë në Angli! Avokati përplaset me gjyqtarin: Vjen nga një familje e mirë (Foto+EMRI)

Martin Makarjadhi 20 vjeç është dënuar me dy vite burg në Britaninë e Madhe pasi u kap duke shitur kokainë dhe kanabis në rrugët e Anglisë. Sipas raportimeve, shqiptari kishte hyrë ilegalisht në Britaninë e Madhe dhe po punonte për të shlyer një borxh prej 15 mijë paundësh. Mësohet se 20-vjeçari është djali i një efektivi policie në Shqipëri ndërsa nëna e tij me profesion mjeke.

Gjatë kontrollit, në rrobat e tij të brendshme u gjetën 13 qese me kokainë. Në banesën e Makarjadhit u sekuestrua edhe një tjetër shumë prej 1,000 paundësh, kanabis dhe pajisje të përdorura për përgatitjen e drogës. Ai u kap me 6.3 gramë kokainë, me vlerë rreth 640 paund në treg.

Prokurorja theksoi se i riu kishte ardhur ilegalisht në Britani vitin e kaluar dhe se borxhi prej 15 mijë paundësh e kishte futur në aktivitet kriminal. Në intervistë, ai pranoi se paratë e gjetura përdoreshin nga shitja e drogës.

‘Ai duket i pafajshëm dhe me rol më të vogël në këtë skemë,’ tha Purcell-Chandler.

Gjyqtari Hassan Khan deklaroi: ‘Mosha nuk e shpëton nga burgu. Ai është djali i një oficeri policie në Shqipëri.’

Avokati mbrojtës, Nick Cotter, tha: ‘Ai ka qenë shumë i hapur me mua. Vjen nga një familje e mirë në Shqipëri – i ati është oficer policie, e ëma mjeke. Ata nuk e dinë se ai ka qenë në burg. Dëshiron të kthehet sa më shpejt në Shqipëri. Personat që i siguruan pasaportën e detyruan të shiste drogë. Është një djalë inteligjent dhe e kupton seriozitetin e veprës së tij.’

Gjyqtari vijoi: ‘E dije shumë mirë që ajo që po bëje ishte e gabuar.’

Makarjadhi u dënua me dy vjet burg. Gjykata urdhëroi konfiskimin e drogës, telefonit, pajisjeve dhe shumave të parave të sekuestruara, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE