
Deputeti socialist Erion Braçe e ka nisur ditën në territor si deputet i Njësisë 5 në kryeqytet dhe ngre shqetësimin e korsive të biçikletave që kohët e fundit janë shndërruar në korsi ku më shumë lëvizin motora e makina sesa biçiklistët.
“Korsite e bicikletave qe po kthehen ne korsi vdekje”, shkruan Erion Braçe, duke treguar se në korsitë nga zona e Librit Universitar në drejtim të “Myslym Shyrit”, që janë parë nga afër prej tij, “motorret e makinat ne korsite e bicikletave, ishin me shumice”.
Deputeti socialist sjell dhe rastin e profesorit Luan Pirdeni, i cili dy ditë më parë u përplas nga një motor në zonën e “Rrugës Bardhyl” dhe fatkeqësisht pas disa orësh kritike në spital ndërroi jetë. Babai i ministres socialiste Adea Pirdeni lëvizte më biçikletë.
“Eshte vdekjeprurese-e provuar shume here, per ciklistet, eshte vdekjeprurese edhe per motoristst vete! Por ajo qe me beri me shume pershtypje, ishte mungesa e policise se Shtetit dhe policise se Bashkise, per te rikthyer ligjin dhe rregullin ne keto korsi;
Ej nuk eshte “pune bicikletash”, eshte pune njerezish, jetes se tyre; dy dite me pare nje burre prane te 90tave, i shendetshem edhe prej bicikletes, humbi jeten nga nje motorr qe levizte tamam keshtu”, përmbyll deputeti Erion Braçe, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
