LAJME / E Mërkurë 20 Maj 2026, 22:10

Avokati Saimir Vishaj rrëfen betejën me kancerin dhe vetminë: “Jetoj vetëm me qenin, gruaja më la”

Avokati Saimir Vishaj ka folur për një nga periudhat më të vështira të jetës së tij, duke rrëfyer betejën me kancerin dhe ndryshimet e mëdha në jetën familjare.

I ftuar në emisionin “Breaking”, Vishaj tregoi se një vit më parë u përball me një sëmundje të rëndë, e cila e çoi deri në koma, por që arriti ta kalojë me vështirësi.

Ai u ndal edhe te jeta personale, duke deklaruar se ndodhet në një situatë të vështirë familjare, pasi bashkëshortja dhe familja e tij kanë zgjedhur të jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Jam braktisur, por do ta kaloj këtë situatë”, u shpreh ai, duke shtuar se aktualisht jeton i vetëm dhe shoqëri i bën vetëm qeni i tij.

Avokati tha se pas 40 viteve martesë, ndarja dhe vetmia janë të vështira për t’u përballuar, por theksoi se po përpiqet të vijojë jetën dhe punën në Shqipëri, me mbështetjen e kolegëve dhe miqve.

Ai shtoi gjithashtu se ka kontakte me fëmijët e tij, të cilët jetojnë në SHBA, ndërsa theksoi se pavarësisht distancës, ruan lidhjen me ta dhe me nipërit.

“Puna më ndihmon ta kaloj këtë periudhë”, u shpreh Vishaj, duke theksuar se po përpiqet të rindërtojë jetën e tij pas një periudhe të vështirë shëndetësore dhe personale, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE