
Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj ka nxjerrë emrin e preferuar për kandidatin e Bashkisë së Tiranës.
Sipas Gjokutajt, i vetmi emër i denjë është Adriana Kalaja, ndërsa ata që janë përmendur deri më tani, sipas tij, janë sorosianë.
“Të nderuar demokratë! Zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës janë tepër të rëndësishme për momentin politik që po kalon vendi! Kandidatura e Ramës dhe e oligarkisë financiare pranë tij e kanë gati skemën e farsës elektorale! Shkrirja me aleate kapriçiozë dhe pa vota për hir të aleances për Bashkinë e Tiranës eshte skema më e stërholluar soroiste!
Emrin e kandidatit të PD të cilën duhet ta shpëtojmë nga soziet e demokracise e kemi dhe të provuar në betejat kunder korrupsionit! Kandidoni Adriana Kalaja dhe jemi të larë me veten dhe shqiptarët”, shkruan Gjokutaj, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
