LAJME / E Diel 19 Janar 2025, 12:12

Automjeti humbet kontrollin dhe përplaset me shtyllën në anësore të rrugës, dy persona të lënduar

Një aksident rrugor ka ndodhur gjatë natës në rrugën e Unazës në kryeqytet. Sipas raportimeve, një automjet tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe si pasojë është përplasur me shtyllat e ndriçimit.

Në automjet ndodheshin dy persona ku njëri prej tyre, pasagjer, është dërguar në spital me lëndime nga aksidenti.

 

 


Ndërkohë drejtuesit të automjetit, i është bërë testi i alkoolit, pasi dyshohet se mund të ketë qenë në gjendje të dehur. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.