LAJME / E Diel 29 Mars 2026, 23:11

Askush nuk e priste këtë: Biznesmeni shqiptar i dhuron shifren e madhe Stenaldos !

Rrugëtimi i Stenaldos në shtëpinë e “Big Brother VIP” mund të ketë përfunduar të martën e kaluar, por fitorja e tij më e madhe duket se po ndodh tani, jashtë mureve të shtëpisë së famshme.

Ditën e sotme, i ftuar në emisionin “Fun Club”, ish-banori preku zemrat e mbarë publikut me një rrëfim të sinqertë.

Ai bëri një thirrje për mundësi, duke theksuar se nevoja e tij më e madhe është t’i sigurojë një shtëpi vetes dhe nënës së tij.

Kjo thirrje nuk ka rënë në vesh të shurdhër dhe reagimi ka qenë i menjëhershëm! Biznesmeni i njohur Shaqir Palushi njoftoi përmes rrjeteve sociale se ka vendosur të ndajë shumën

prej 10,000 eurosh për të mbështetur Stenaldon në realizimin e kësaj ëndrre.

“Stenaldo, na ka treguar që nuk duhet të dorëzohemi kurrë, pavarësisht vështirësive,” – u shpreh z. Palushi në postimin e tij, duke dhënë një mesazh të fortë solidariteti. Ai gjithashtu i bëri thirrje kujtdo që ka mundësi të kontribuojë, duke theksuar se “çdo ndihmë ka vlerë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE