
Lezha dhe Shkodra kishin pagat mesatare më të ulëta në krahasim me 12 qarqet e vendit, sipas të dhënave rajonale të INSTAT.
Të dhënat e pagave mesatare sipas qarqeve tregojnë për një diferencë të theksuar në nivel kombëtar, ku Tirana kryeson me një pagë mesatare ndjeshëm më të lartë se pjesa tjetër e vendit, si rrjedhojë e përqendrimit më të madh të aktiviteteve ekonomike.
Në krahun tjetër, pagat më të ulëta regjistrohen në Lezhë (rreth 56,800 lekë), me pagë 40% më të ulët se Tirana; në Shkodër, me pagë 38% më të ulët se Tirana; dhe në Berat, gjithashtu me pagë 38% më të ulët se Tirana.
Gjirokastra renditet pas Tiranës me një pagë mesatare prej rreth 65,000 lekësh, duke u dalluar si një nga qarqet më të paguara në jug, ndoshta si pasojë e zhvillimit të turizmit dhe sektorëve të shërbimit. Qarqe si Dibra, Fieri, Kukësi dhe Durrësi qëndrojnë në një nivel të ngjashëm, midis 61–62 mijë lekëve, që përfaqëson mesataren e përgjithshme kombëtare.
Në total, hendeku mes Tiranës dhe qarqeve më të varfra shkon deri në mbi 20 mijë lekë, duke reflektuar diferenca të forta ekonomike rajonale.
Është paradoksal fakti që Kukësi, një nga qarqet me nivelin më të ulët të jetesës në vend, shfaqet me një pagë mesatare relativisht të lartë krahasuar me disa qarqe të tjera si Lezha, Shkodra apo Berati. Kukësi ka një numër më të vogël të punësuarish dhe, për pasojë, disa sektorë të kufizuar — veçanërisht në administratë, arsim apo shëndetësi — kanë një peshë më të madhe në llogaritjen e pagës mesatare, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
