
Eduard Afmataj, i dyshuar për vrasjen e 48-vjeçarit në Nikël, ka dhënë dëshminë e tij para grupit hetimor, duke rrëfyer rrethanat e ngjarjes.
Sipas deklarimeve të tij, fillimisht mes palëve ka pasur një konflikt verbal, i cili më pas ka degjeneruar në dhunë fizike. Afmataj ka pretenduar se Artur Çangu e ka goditur me një kosë të vogël në krah.
Pas kësaj, ai ka marrë një armë gjahu tip “çifte” dhe ka qëlluar 33-vjeçarin, duke i shkaktuar vdekjen. Ngjarja ka ndodhur në tokën e viktimës, në zonën e Vrionit, në Nikël.
Burime nga hetimi bëjnë me dije se në momentin e arrestimit, Afmataj nuk ka bërë rezistencë ndaj forcave të policisë, ndërsa arma e krimit ende nuk është gjetur.
Autori i dyshuar u arrestua brenda 24 orëve nga ngjarja, në vendin e quajtur Bruz Mal, në Malësinë e Krujës, ku ishte fshehur pas krimit. Mësohet se pas ngjarjes, ai ka kontaktuar vetë policinë, duke njoftuar për krimin dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Sipas grupit hetimor, mes autorit dhe viktimës kishte prej rreth një viti një konflikt të vazhdueshëm për çështje pronësie, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
