LAJME / E Diel 3 Gusht 2025, 17:05

Arrestohet 29-vjeçari që përplasi një kalimtar, i plagosuri në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është shënuar në aksin rrugor Gjirokastër–Kakavijë, ku një automjet ka përplasur një këmbësor. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, ndërsa viktima u transportua me urgjencë drejt spitalit.

Policia njoftoi se pas përfundimit të veprimeve procedurale, është arrestuar në flagrancë drejtuesi i automjetit, shtetasi T. B., 29 vjeç, banues në Gjirokastër. Ai dyshohet se për shkak të pakujdesisë ka aksidentuar shtetasin S. A., 56 vjeç, banues në fshatin Lazarat.

I plagosuri ndodhet aktualisht në spitalin e Traumës në Tiranë, nën kujdesin e mjekëve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE